Panariti: Gati grupet e punës për ti “dhuruar” kufirin detar greqisë
Çështja
e marrëveshjes së kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është ende
pezull, ndërkohë që opozita po synon ta përfshijë zgjidhjen e saj përmes
referendumit popullor. Por për ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti mundësitë e finalizimit të saj janë ende të hapura.
“Me urdhër të kryeministrit janë krijuar dy grupe pune që po punojnë
për prodhimin e opsioneve sa më solide për adresimin e këtij problemi.
Pika e referimit në hapat e mëtejshme do të jetë vendimi i Gjykatës
Kushtetuese, po për të mos qenë i nxituar do të më lejoni që unë të pres
rezultatin e grupeve të punës për ta bërë pastaj publik dhe për të
përcaktuar më pas edhe strategjinë që ne do të ndjekim në raport me
Greqinë për rinegocimin apo për opsione të tjera padyshim edhe për të
mos lejuar spekulime të ndryshme nga aktorë apo faktorë sepse për
ministrinë e Punëve të Jashtme mbrojtja e interesave kombëtare është
prioriteti më madhor”, – tha Panariti.

Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme,
njëherazi kreu i grupit të negociatorëve për marrëveshjen e ujërave me
Greqinë, Gazmend Turdiu mbrojti bisedimet me palën tjetër, duke hedhur
poshtë akuzat e opozitës për shitje të kufijve.
“Nuk shoh asnjë shqetësim të bazuar, e them fare sinqerisht këtë gjë, e
them me përgjegjësi nga pozicioni i kryetarit të grupit të punës. Ne po
bëjmë një punë që është absolutisht legjitime, në bazë të një grupi të
formuar sipas urdhrit të kryeministrit për të bërë një analizë të
brendshme për të përfunduar me propozime të cilat u paraqiten
institucioneve shqiptare për vendimmarrje. Nuk ka negociata”, – theksoi
Turdiu.
Sipas tij, “është shumë shpejt për të folur për hartë përfundimtare të
kufirit. Aktualisht po flasim për analizë të situatës dhe marrjen
parasysh të interesave të Republikës së Shqipërisë nga gjithë
pikëvështrimet e mundshme”, – deklaroi Turdiu.
Padyshim, shtoi ai, që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i
padiskutueshëm, i paapelueshëm dhe është pikënisja e punës për vazhdimin
e procesit deri në arritjen e përfundimit të legjitimit të kufirit
detar me Greqinë.

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.