65 ‘njolla të zeza’ në Shqipëri. Zbulohet rruga më e rrezikshme për aksidente
Nuk janë të pakta aksidentet rrugore në vendin tonë.
Sipas “Top Channel” një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e “Shënkollit” apo kthesën e “Fishtës”.
Ky aks është shumë i rrezikshëm pasi aty mungojnë edhe mbikalimet për këmbësorët, por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshtim me kodin rrugor.
Por kjo nuk është rruga e vetme, pasi problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës. Edhe në këtë aks ndodhin shumë aksidente.
Gjithsej në të gjithë vendin konstatohen 65 pika, të quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “ black spoteve” në vend.
Çfarë është “njolla e zezë’?
Njollë e zezë përkufizohet një segment rrugor 300 deri 500 metra në të cilin brenda 3 viteve kanë ndodhur 3 ose më shumë aksidente me pasojë vdekjen./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!