Daçiç: Kutia e Pandorës është hapur!

REAGIMI

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, iu kundërpërgjigj kreut të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizidiç.

Ky i fundit u shpreh se nuk duhet të ketë korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës.

Ndërkohë, nuk vonoi as reagimi i kryediplomatit serb, i cili u shpreh se nuk i interesojnë fare se çfarë mendojnë në Bosnjë.

“Ato janë qesharake. Kutia e Pandorës është hapur kur është njohur pavarësia e Kosovës, dhe askush nuk e pyet Bosnjën se si do të zgjidhim një çështje të tillë”, ka thënë Daçiç, shkruan Tanjug.

Ne nuk ka intereson se çfarë ata mendojnë. Kush i pyet ata se si duhet të zgjidhet çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës?!” u shpreh Daçiç para gazetarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT