Konsulli grek ne Korçë: Të forcojmë praninë në Shqipëri. Athina: Nuk kemi fonde

Ndërtesa ku ka jetuar ish-konsulli grek, e blerë
nga shteti grek që prej vitit 1999

Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, Ioannis Pediotis, i ka bërë thirrje shtetit grek që të ruaj dhënien e fondeve dhe të dëshmojë se prezenca e Greqisë në Shqipëri është ende e fuqishme. Por shteti grek i është përgjigjur se ka gjëra të tjera më të mirë me të cilat duhet të merret.

Një ndërtesë madhështore neoklasike në qendër të Korçës vazhdon të qëndrojë e braktisur dhe e rrënuar për shkak të shpërfilljes dhe neglizhencës së burokracisë greke.
Megjithëse kjo shtëpi ka mbetur e rrënuar, shtëpia e kuqe është jo si të tjerat. Në atë shtëpi ka jetuar poeti i njohur grek, George Seferis, gjatë viteve 1936-37, kur shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Greqisë. Shteti i “hutuar” grek nuk duhet të harrojë se ai nuk ishte si konsujt e tjerë dhe kjo e inkurajojë që të blinte ndërtesën në vitin 1999.
Konsulli aktual, Pediotis, po përpiqet të gjejë paratë e nevojshme për të rikonstruktuar ndërtesën. Ai thotë se duke financuar këtë, shteti grek mund të kursejë paratë e qerasë që paguna për konsullatën.
Gjithashtu sipas tij, rikonstruktimi i shtëpisë historike nuk ka të bëjë vetëm me kursimin e qerasë por do të forconte edhe paraqitjen e prezencës së Greqisë në Korçë, që konsiderohet një zonë strategjike.
Konsulli për këtë shërbim ka kërkuar një shumë prej 300 mijë euro, raporton “Greek Reporter” por shteti grek nuk ka pranuar të japë një shumë të tillë.
“Kudo të shkoj, Greqia më vret’, shkruan poeti diplomat, George Seferiades, mbiemri i tij origjinal që mbante thuajse 70 vite më parë. Kjo duket shumë aktuale edhe sot. 

George Seferis
Seferis është një nga poetët më të rëndësishëm të Greqisë në shekullin e XX. Ai lindi në mars të vitit 1900 dhe vdiq me 20 shtator 1971. Ai ka fituar çmimin Nobel në vitin 1963, duke u bërë greku i parë që merr këtë çmim. Ai shërbeu si diplomat në

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT