Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur këtë të martë, 17 mars, në Tiranë.

Një autobot uji i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përplasur një grua, e cila po lëvizte me një motor elektrik.

Si pasojë e përplasjes në asfalt, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, por edhe urgjenca, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë Gjykatës Civile të Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT