Berisha zbulon DATËN e protestës së radhës: Edhe njëherë të gjithë bashkë para Parlamentit për të rrëzuar qeverinë

Nga foltorja e sotme e mbajtur në Durrës, lideri demokrat zbuloi datën e protestës së radhës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet më 12 mars para parlamentit.

“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti” u shpreh Berisha.

Kujtojmë se protesta e fundit e demokratëve ishte më 28 shkurt gjatë të cilës situata doli jashtë kontrollit pasi sulmet me molotovë në drejtim të vilës së Enver Hoxhës, desh plagosën 2 turistë që ishin brenda ndërtesës.

Në lidhje me këtë ngjarje Berisha është shfajësuar duke pretenduar se nuk ka qenë në dijeni se ndërtesa në fjalë ishte shndërruar në një ambient të hapur kuluturor.

Ndërsa për protestat e demokratëve, Berisha ka theksuar për të disatën herë që organizimet e tyre janë paqësore, duke shtuar se demokratët nuk kryejnë sulme. Edhe pse nga këto tubime kanë mbetur të plagosur dhjetra persona, mes tyre dhe efektivë policie e njerëz të medias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT