“2019 Viti i NATO-s”, Rama mbështet Thaçin: Hapja e kufirit, moment kulmor!
Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të bombardimit të forcave ushtarake serbe, akt ky që çoi në çlirimin historik të Kosovës.Rama gjithashtu shprehet se vendimi i qeverisë më 26 dhjetor, për të pasur dogana të përbashkëta me Kosovën, e cilësuar si hapje e kufirit,
pasi tashmë të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në të dyja vendet, por edhe të huajtë, nuk do të përballen më me kontrollin e dyfishtë, do të jetë shënojë pikën kulminante në Vitin e NATO-s./ZgjohuShqiptar.info
E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë🇽🇰Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO🇦🇱Le ta bëjmë ditën e kufirit "Shengen" në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s👐— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2019