“Unë jam Diana, më thërrasin lali”, Nas Daily: Njihuni me burrneshën nga Shqipëria
Këtë javë në Shqipëri ishte prezent Nuseri Yassin, një bloger arabo-izraelit që krijon video të përditshme 1 minutëshe në Facebook në faqen e tij Nas Daily.Me qëndrimin e tij të shkurtër në vendin tonë, Nas Daily, ka arritur të kapë disa nga gjërat identifikuese në Shqipëri si për shembull që ne kemi shumë kafeneedhe pse mungon Starbucks.Por, në videon e publikuar këtë pasdite Nas i prezanton botës burrneshën nga Shqipëria, Dianën.Ai shkruan:A e dini?!
Në Ballkan dhe në rajonet e largëta të Shqipërisë, kishte shumë gra të guximshme që donin / duhej të merrnin të njëjtat të drejta si burrat.
Por, për shkak se ishin gra, nuk mundën.
Kështu ato bënë betimin që të jetonin si një burrë dhe të bëheshin «Virgjëreshat e betuara». Fizikisht janë gra, por ndryshojnë plotësisht stilin e jetës së tyre duke jetuar ai burra…
Kjo është historia magjepsëse e një prej atyre burrneshave të cilat sot kanë mbetur shumë pak nëpër botë.
Diana është absolutisht e mahnitshme të rrish me të. Ajo është karizmatike dhe e fortë. Kjo traditë po vdes. Gratë gjithnjë e më shumë po marrin të drejtat që meritojnë. Këtu, gratë nuk kanë më nevojë të jetojnë si burra për të pasur të drejta/ZgjohuShqiptar.info