“Nëse nuk arrestohet Voltana Ademi, Kodi Penal duhet të…”, reagon ashpër Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ka deklaruar së fundmi se duhet të arrestohet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi sipas tij infektoi qindra shkodranë. Nëpërmjet një shkrimi, Spahiu shprehet se nëse nuk futet në burg Voltana Ademi, Kodi Penal duhet të hidhet në WC, ku të përdoret si letër higjenike.
“Sepse Edi Rama nuk do guxojë ta arrestojë një të rrjedhur si Voltana që infektoi qindra hajvana dhe shkodrana. Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal Të infektosh veten sipas këtij Kodi futesh 5 vjet në burg. Të infektosh gjithë qytetin mandatohesh 5 vjet kryetare dhe del në media si heroin Nëse nuk e arrestoni Voltanën, merr hidheni Kodin Penal në WC dhe përdoreni për letër higjenike”, shprehet ai.
Shkrimi i plotë:
Dje ishte hera e parë në jetën time pas 25 vitesh jurist që nuk më ngjalli asnjë interes apo kuriozitet ndryshimet në Kodin Penal. Më vinte për të qeshur me budallallëkun e njerzve dhe frikën se po dolën në rrugë do ti fusi në burg policia. Një histeri komentesh njerzish budallenj, të çmendur, injorant dhe analfabet në njohuritë e tyre juridike. Për të qarë apo për të qeshur?
S’di me saktësi, por thjesht jemi një shoqëri shumë komike. Rebelimi në rrjetet sociale i një grupi njerzish në depresion që ka 48 orë bëjnë debat për disa ndryshime juridike dhe sanksione penale në një situatë pandemie ku është në pikpytje jeta e tyre. A e dini, pse nuk më interesojnë as vitet e burgut dhe as gjobat e Kodit Penal?
Sepse jam i sigurt që ky ligj nuk do zbatohet kurrë….
Sepse e di që në Shqipëri njerzit s’janë të barabartë përball Kodit Penal.
Sepse Edi Rama nuk do guxojë ta arrestojë një të rrjedhur si Voltana që infektoi qindra hajvana dhe shkodrana. Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal.
Të infektosh veten sipas këtij Kodi futesh 5 vjet në burg.
Të infektosh gjithë qytetin mandatohesh 5 vjet kryetare dhe del në media si heroinë Nëse nuk e arrestoni Voltanën, merr hidheni Kodin Penal në WC dhe përdoreni për letër higjenike. Po them Voltanën dhe s’po përmend Sali Berishën sepse sipas atij Kodi Penal, të çmendurit shtrohen në spital psikiatrik sepse quhen të papërgjegjsh për veprimet e tyre. Ah se harrova t’ju them: Kodi Penal nuk do firmoset nga Presidenti, dhe deri sa ai ta kthej apo të rivotohet sërish kanë kaluar disa muaj së bashku me virusin. Për këtë arsye, mos harrxhoni kohe me “mizat por me kalin që ju ka ngordhur”.
Shkodra është ende një vatër infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 94. Voltana Ademi deklaroi një ditë më parë se duhet të rritet numri testimeve për COVID-19 në këtë qark. Ajo denoncoi se shumë familje kërkojnë që të bëjnë analizat, por nuk përgjigjen institucionet.