KUVEND/ Berisha: Të vijë Rama; Balla: Po bën pakt me Bashën!
Ka nisur me batuta dhe ironi seanca e Kuvendit, ku po diskutohet fenomeni i dhunës në familje.Në nisje të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend, duke e akuzuar atë se ka dhunuar gratë. “Duhet të vijë Edi Rama në këtë seancë”, tha Berisha.Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu përgjigj me ironi
Berishës, se Rama ndodhet me Bashën në Bruksel, ku po bëjnë marrëveshje.“Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”, iu drejtua Balla ish-kryeministrit Berisha.