VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën

Kryeministri Edi Rama ka folur mëngjesin e kësaj të marte, 21 korrik, për Paketën e Maleve dhe të gjitha aludimet që kanë qarkulluar mbi të.

“Për disa që malet i shohin nga qyteti, se unë nuk kam parë nga këta që preken nga kjo paketë që të çohen dhe të thonë që po na merren pronat, po na zhveshin nga atdheu. Ata mezi e presin! Ndërkohë që shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie!”, tha kreu i qeverisë.

“Zvicra e vogël do bahet, se s’ban”, iu përgjigj me ironi një qytetareje.

“Si bahet kjo Zvicra e vogël? Bëhet pikërisht duke u dhënë mundësi njerëzve që të investojnë në harmoni me natyrën dhe të krijojnë mirqenie pa qenë të detyruar t’i braktisin ato male”, shtoi ai.

Sa për sharjet që merr virtualisht, numri një i kabinetit tha se nuk i ndikojnë aspak, madje “i bëhen shëndet e forcë”.

Më tej, vuri theksin te nisma tjetër e rëndësishme “Dyfisho sipërmarrjen tëndë”.

“Në bankat e nivelit të dytë mund të adresoheni për të parë mundësinë e dyfishimit të sipërmarrjes suaj”, iu tha qytetarëve.

“Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi e Shqipërisë, për të ba Zvicrën e vogël të Blertës, e po e them prapë me dialektin e maleve”, nënvizoi sërish Rama, duke njoftuar se është nisur për në Theth.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT