Basha: Teatri Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë, dhuratë për brezat

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është rikthyer edhe njëherë çështjes së Teatrit Kombëtar, ku kujton se godina është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
Ai publikoi në Facebook shkrimin e organizatës prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, të cilat e listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
Sipas kreut të opozitës, “Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”
Basha ka uruar përzemërisht Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.
“Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.
Faleminderit Europa Nostra, faleminderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira”, ishte mesazhi i liderit të PD-së në Facebook.