Turp – Berisha: Ftoj shqiptarët në protestë të mërkurën në Tiran

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e PS, Edi Rama, si ideatorin e dhunës së ushtruar dje nga demonstruesit tek kryeministria. Berisha e konsideroi dhunën në demonstratë si një ngjarje të paralajmëruar nga Gramoz Ruçi në seancën e fundit në Parlament, ku sipas Berishës, Rama u ka dhënë deputetëve urdhëra në telefon për sulme fizike ndaj kryeministrit.
“Ti Edvin Kristaq Rama bashkë me dy ish-ministrat e regjimit komunist, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi organizove sulmin tek kryeministria. Ti drejtove nga kullat e Fidelit, njerëz që i rekrutive dhe i pagove me 20-30 mijë lekë për të ushtruar dhunë”, iu drejtua Berisha kreut të Partisë Socialiste.
Berisha tha se kjo nismë e dhunshme e Ramës dështoi dhe tashmë kreu i PS, del çdo orë në media për të larë dëmin e dhunës.
Kryeministri Sali Berisha lëshoi thirrjen për një manifestim të fuqishëm paqësor e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë, kjo për ti thënë kundër dhunës dhe pro paqes.
“Të japim mesazhin që pret bota e qytetëruar në mënyrë që faktet e shëmtuara e aktet e dhunshme të bien dhe të largohen nga memoria” deklaroi Berisha.
Zgjohuni vellezer e motra Shqiptare,mos u beni preh e politikes pasi keta kerkojne pushtet dhe duan qe te na vrasin si shpende e kafshe gjahu.Per cfare duhet te kryej edhe kryeministri protesta apo per tu kunderpergjigjur dhe perdorur popullin dhe te shtoje te vdekurit ne protesta komuniste.”Jemi njerez e jo kafshe”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT