Pezullohen aplikimet për karta dhe pasaporta, nuk ofrohet shërbim as në komisariat

Edhe Ministria e Brendshme ka marrë masa të rrepta për parandalimin e COVID-19, duke pezullohen aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në Zyrat e Shërbimit Policor, përjashto kallëzimet në Polici.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:

  1. Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779
  2. Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!
  3. Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.
  4. Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT