Akuzat ndaj qeverisë, Berisha këshilla qytetarëve: Maska jetike për mbrojtjen nga Covid-19! Nëse nuk gjeni, bëjini në shtëpi

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me përballimin e situatës së pandemisë.
Berisha ndërsa hedh akuza kundrejt qeverisë se nuk kanë importuar maska për qytetarët dhe personelin mjekësor këshillon njerëzit për rëndësinë që ka maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19.
“Maskat janë jetike për mbrojtjen nga infeksioni! Parimi unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua zbatohet vetëm duke mbajtur që të dy maskën. OBSH rekomandon qoftë dhe pregatitjen e maskave në shtëpi kur nuk gjenden ne treg”, thotë Berisha.
Postimi i Berishës:
Maskat jane jetike per mbrojtjen nga infeksioni!
Parimi “une te mbroj ty dhe ti me mbrone mua” zbatohet vetem duke mbajtur qe te dy masken!
Edvin Hajdut Maska dhe Ndrikull Hajni Maska nuk ju kane thene qofte dhe nje fjale te vetme per domosdoshmerine e mbajtjes se maskes si mjet kryesor per mbrojten ne çdo epidemi qe prek rruget e frymarrjes. Ata nuk ju thone, nuk ju flasin ju per kete te vertet sepse
1-Ata nuk importuan per 100 dite me radhe maskat e domosdoshme per mbrojtjen e personelit shendetesor dhe qytetareve
2-Ne nje akt korruptiv dhe te papergjegjshem ata shperndane maska te importuara ne vitin 2018 dhe te skaduara ne vitin 2011 dhe u bene garant per efiçencen e tyre nderkohe qe mbajtja e tyre perbente rrezik per shendetin per shkak te degradimit te perberesve.
Sot praktikat me te suksesshme ne luften kunder covid 19 kane faktuar se mbajtja e maskes kur dilet nga shtepia eshte e domosdoshme per te mbrojtur veten dhe te tjeret nga infeksioni.
OBSH rekomandon qofte dhe pregatitjen e maskave ne shtepi kur nuk gjenden ne treg.
Ketu me poshte keni nje artikull me figura dhe video se si pregatiten maska ne shtepi duke perdorur shami duarsh apo edhe kanatjere bluza etj. sb