A janë të sakta shifrat e pandemisë?! PD hedh dyshime dhe akuzon Ramën

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj maxhorancës dhe kryeministrit Rama. Sipas një njoftimi për shtyp të Partisë Demokratike, grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.
“Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd. Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.
Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet me forcë të bëjmë transparencë!
Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën” përfundon deklarata e Partisë Demokratike, e cila e shoqëron këtë postim edhe me një foto të kryeministrit Rama.