Monika Kryemadhi: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

Shpesh herë, kryetarja e LSI-së e ka thënë prerazi se nuk e mbështet Metën në qëndrimet e tij, sikundër edhe ky i fundit duket se i kishte mbajtur mëri pasi bashkëshortja goditi me çizme kryeministrin Rama. Por duket se vendimi më i fundit i presidentit është përshëndetur nga Kryemadhi.Në këtë ditë të veçantë për besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve, Kryemadhi ka qenë sot në Katedralen Ortodokse, ku ka folur edhe për vendimin e presidentit. Ajo tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë, se disa politikanë.“Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë, sesa e kanë dashur disa politikanë shqiptare”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT