Ditmir Bushati: Ja pse do të ndërtohen në Shqipëri, varret për ushtarët grekë!

Ministri për Evropën dhe Politikën e Jashtme, Ditmir Bushati, foli në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus për vendimin e qeverisë Rama, më 13 dhjetor 2017, për të ndërtuar vendprehjen e ushtarëve grekë, brenda territorit të Shqipërisë.

“Kjo është një nga çështjet, pjesë përbërëse e diskutimeve që ne e kemi hapur me palën greke. Paketa jonë ka çështje të karakterit historik, siç është çështja e vendprehjes së të rënve grekë, gjatë viteve 1940- 1941.

Ka një marrëveshje që është firmosur në vitin 2009 nga ana e qeverisë Berisha. Nga pikëpamja e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës së Vienës, ne e kemi njohur si të tillë, për sa kohë ajo nuk është kundërshtuar në rrugë gjyqësore, nga asnjë palë e interesuar.

Gjatë këtyre dy viteve në kanale diplomatike, ekspertët tanë dhe në nivel politikë, i kanë transmetuar qeverisë greke shqetësimin për disa mangësi, por edhe mungesën e garancive të nevojshme, që do të krijonin mundësi që kjo marrëveshje të zbatohej në përputhje me rregullin e së Drejtës Ndërkombëtare.

Mund të thuhet se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje janë zbatuar të gjitha garancitë e nevojshme, që e Drejta Ndërkombëtare të respektohet edhe historia të respektohet, por edhe kuadri Kushtetues”, tha Bushati./Dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT