Takimi sekret/ Pas tubimit Meta thërret Bashën në zyrë, 60 minuta ‘kokë më kokë’ (FOTO)

Një ditë pas manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, presidenti Ilir Meta është takuar në zyrën e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.
Mësohet se kreu i PD-së Basha ka qëndruar thuajse një orë në zyrën e Metës dhe më pas është larguar brenda pak minutave. Kryefjalë e takimit ka qënë manifestimi i djeshëm i organizuar nga kreu i shtetit dhe për hapat që do të ndërmerren më pas nga palët në ditët në vijim.
Pas takimit që zgjati rreth 60 minuta, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Basha është futur në makinën e tij dhe është larguar nga Presidenca.
Nuk dihet se kush e ka kërkuar takimin midis tyre, ndërsa as nga ana e institucionit të kreut të shtetit dhe as nga zyra e PD-së nuk janë lajmëruar mediat dhe as nuk është dhënë detaje lidhur me këtë çështje.
Ditën e djeshme Ilir Meta zhvilloi për dy orë manifestim, ndërsa kërcënoi me shpërndarjen e parlamentit.