Inxhinieri shpjegon pse u shembën pallatet në Thumanë: Do ishin shkatërruar edhe po të mos binte tërmet

Inxhinieri Dhimitër Papa ka listuar një sërë arsyesh se përse tre u shemben nga tërmeti pallatet në Thumanë, të cilët morën dhjetëra jetë njerëzish.

Arsyeja ka qenë pikërisht ndërtim pa cilësi.

Papa tha se pallatet nuk kanë pasur breza sizmikë, cilësia e tullës ka qenë shumë e keqe madje edhe çatia është vendosur me vinç dhe jo e ndërtuar me një lidhje të fortë.

Ai thekson se çatia ka qenë aq e amortizuar sa që me kohën do të kishte rënë, edhe sikur të mos binte tërmet.

“Dëmet kryesore ishin element sekondarë, në muret ndarëse të brendshme ose ndarëse, në suvatime. Në shumë raste janë shkelur kushtet teknike të zbatimit, brezat sizmikë. Tulla, material i thyeshëm. Në rast se blen 5 paleta, një e ke të thyer se janë si xham. Shumica e ndërtesave që kishin me muret kishin problemin që suvaja me llaçin ishte shumë e keqe. Në Thumanë, lidhja inekzistente e llacit dhe tullës, e dyta kishte soleta të parapërgatitura dhe më pas viheshim me vinç. Një pjesë e tyre mbetën të varura, një pjesë e tyre ranë apo ishin shumë të ndryshkura. Me kalimin e kohës mund të binim edhe vetë pa pasur nevojë për një tërmet”, tha Papa.

Inxhinieri Dhimitër Papa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT