Lleshaj, një mesazh për bandat kriminale: Tërhiquni! Nesër do të jetë shumë vonë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se paketa “Anti-KÇK” do të jetë fillimi i përshkallëzimit si kurrë më parë në luftën kundër krimit. Nga repartin RENEA ku është trajnuar Njësia ‘OPERACIONI FORCA E LIGJIT’, Lleshaj i dha një mesazh si klasës politike në vend, por dhe personave të përfshirë në botën e krimit.

Ai këshilloi politikën që të lërë mënjanë akuzat për Policinë e Shtetit, ndërsa personave të përfshirë në krim u bëri thirrje që të tërhiqen nga kjo rrugë.

“Korrigjoni sulmin e shënjestrave politike. Nuk mund të jetë policia objekt i sulmeve politike. Dhe një thirrje për atë që kanë humbur rrugën e ligjit; asnjëherë nuk është vonë për pendim.

Tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar të ardhmen tuaj dhe të të afërmeve tuaj dhe fëmijëve tuaj. Kthjellohuni se keni përgjegjësi për vete dhe për ata që s’ju kanë borxh turpin. Është thjesht çështje kohë; udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq. Nëse sot, nesër”, tha Lleshaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT