Analizë/ Çfarë ndodh nëse Albin Kurti nuk krijon dot qeverinë brenda afatit të dekretuar?

Edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se 3 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë ku Lëvizja Vetëvendosja fitoi zgjedhjet, dhe 2 muaj nga koha e çertifikimit të rezultateve nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, akoma nuk është formuar qeveria e këtij vendi.

Në gjithë këto muaj janë ngritur shumë aludime e hipoteza, rreth mundësive të krijimit të qeverisë mes Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës. Dy drejtuesit e partive janë takuar shumë herë me njëri-tjetrin, por pa një rezultat konkret mbi fatin e krijimit të qeverisë së re.

Kur u pa se asnjëra prej dy partive, pra as VV-ja dhe as LDK-ja nuk e kishin shumicën për të formuar të vetme qeverinë, tashmë e vetmja zgjidhje mbetej koalicioni mes të dyjave. Nisën takimet e shpeshta, por në fillim asnjëra prej dy partive nuk bënte tërheqje në kërkesat e saj.

Gjatë rrugës gjërat ndryshuan, dhe madje Kurti hoqi dorë edhe nga shumë kërkesa në mënyrë që të bindte Isa Mustafën për të formuar qeverinë, sepse as vetë Kurti nuk donte më ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por teksa të gjitha përpjekjet e Kurtit për ta bindur Mustafën dështuan, tanimë neve na mbetet të flasim mbi atë se çfarë pritet të ndodhë pas këty përpjekjeve të pasuksesshme të Kurtit për krijimin e qeverisë.

Së pari, pas propozimit të Lëvizjes Vetëtvendosja për të mandatuar Kurtin si kryeministër, presidenti Thaçi nxori dekretin ku e mandatonte Kurtin. Fill pas saj duhet thënë që kreu i VV-së ka 15 ditë kohë për të krijuar qeverinë  duke nisur nga momenti kur presidenti bën dekretimin.

Së dyti, nëse Albin Kurti dështon sërish që të bindë Mustafën për krijimin e qeverisë re me koalicion, atëherë duhet thënë që atij i mbetet edhe një mundësi e fundit. Të krijojë një qeveri pakice me 61 deputetë. Por duhet thënë se kjo skemë ka pak gjasa të ndodhë, sepse do të krijonte një qeveri të brishtë dhe jo të qëndrueshme, ndryshe nga sa do Albin kurti.

Së treti, nëse edhe opsioni që përmendëm më sipër nuk ndodh atëherë pritet që Presidenti Thaçi të mandatojë partinë e dytë fituese në zgjedhje për të krijuar qeverinë, pra Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës. Në fakt duhet thënë që Kushtetuta e Kosovës është evazive në këtë rast, pasi nuk e ka parashikuar një opsion të tillë të mundshëm ku Kosova mund të mbesë pa qeveri, por nga ana tjetër ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që këtë vendim e lë në diskrecion të presidentit.

Së katërti dhe së fundmi, nëse Albin Kurti dështon përfundimisht të krijojë qeverinë e Kosovës, atëherë si fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit ai mund t’u drejtohet edhe njëherë qytetarëve të Kosovës pqë ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

Sesa të mundshme janë këto opsione që të ndodhin, neve do na duhet të presim që të mbarojë së pari afati 15 ditor i vendosur nga presidenti Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT