Abetarja e unifikuar kërkohet edhe në Maqedoni

Nxënësit shqiptarë nga Maqedonia, vitin e ri shkollor 2012-13 ka gjasa se nuk do të mund ta nisin me abetaren e unifikuar Shqipëri-Kosovë, që të enjten u promovua në Prizren. Arsyetimet janë se një iniciativë e tillë nuk është ngritur nga institucionet gjegjëse të Shqipërisë apo të Kosovës.

 Kështu thotë zv/ministri i Arsimit, Safet Neziri, duke shtuar se do të vazhdojë të presë qoftë nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë ose ajo e Kosovës të hapin rrugën për unifikimin e abetares edhe me Maqedoninë.
Neziri thotë se duhet të shqyrtohet edhe mënyra e mësimdhënies së abetares, pasi shtetet në fjalë dallojnë për nga korrikulat. “Nëse vjen ndonjë iniciativë për një abetare të unifikuar që përdoret në Shqipëri edhe në Kosovë, normalisht një ekzemplar i një abetare të tillë duhet të vijë edhe te ne dhe të kalojë nëpër institucionet tona për të konstatuar për moshë grupën se prej cilës klasë duhet të fillojë të mësohet abetarja, sepse me sistemin arsimor te ne, në Maqedoni, alfabeti respektivisht abetarja mësohet nga klasa e dytë. Pra do të thotë se duhet të hyjë në Byronë e zhvillimit të arsimit, të vlerësohet se si dhe në çfarë forme mund të përdoret abetarja’, tha Neziri.
Por kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, tha se abetarja e unifikuar shumë shpejtë do të arrijë edhe në Maqedoni, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë barrierë gjuhësore, gjeografike apo dhe historike, raporton Alsat M.
“Ne do të kërkojmë nga ambasadorët dhe dy qeveritë që patjetër të bëjnë një kërkesë zyrtare në institucionet tona në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë që ajo abetare të pranohet si tekst shkollor në Maqedoni dhe në vitin e ardhshëm të filloj në përdorim, pra prej 1 shtatorit e njëjta abetare të jetë në përdorim edhe në Maqedoni”, tha Dardhishta.

Promovimi i Abetares së Unifikuar shihet si një gurëthemel për gjuhën e shqiptarëve, dhe simbol i unifikimit të tyre.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT