Zyrtare, Shqipëria me 2 sportistë në “Pyeongchang 2018”
Shipëria do të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore që të zhvillohet në Korenë e Jugut me 2 sportistë. Ka qenë vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) që ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e Suela Mëhillit dhe Erjon Tolës në “Pyeongchang 2018”, që nis më 9 shkurt. Edhe pse KOKSH pati shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat.
