Ushtria serbe, udhëhiqet nga të akuzuarit për krime lufte në Kosovë
Ushtarakë dhe pjestarë sigurimi që kanë marrë pjesë në luftë në Kosovë
janë në hierarkinë e lartë të Ushtrisë Serbe. Presidenti i Serbisë,
Boris Tadic, kishte emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin
Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës
në Drenicë, në të cilin rajon ushtria dhe policia serbe kreu krimet më
të tmerrshme në Kosovë. Tani Nikoliç ka zgjedhur Momir Stojanoviç, dikur
kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë.
Edhepse sipas
marrëveshjeve, kontrolli i forcës do duhej t’i lihet opozitës, Partia
Përparimtare e presidentit serb Tomisllav Nikoliq, si më e madhja në
Këshillin për mbrojtjen dhe sigurinë e Serbisë, ka përfshirë edhe
gjeneralin e kompromituar Momir Stojanoviç, dikur kryeshef i Agjencisë
Ushtarake të Sigurisë, shkruajnë mediat e Kosovës duke cituar gazetën
Blic.
Stojanoviç, operativist në Kosovë gjatë viteve ‘90, në
debatet parlamentare menjëherë është prezantuar si kundërshtar i
ndryshimeve të 5 tetorit në Serbi dhe aksionit “Sabla” (Shpata) gjatë
arrestimeve për përzierje në atentatin kundër kryeministrit Zoran
Gjingjiç.
Sipas gazetës, këshilli, puna e të cilit është që
parlamenti merret me ushtrinë dhe policinë, të zbatojë kontrollin
demokratik të institucioneve të cilat nuk janë reformuar sa duhet për
shkak të kundërshtimit të shërbimeve të sigurisë dhe shtresimeve të
errëta nga e kaluara, plotësisht është në duart e partive qeverisëse.
Në
mesin e katër anëtarëve të Këshillit nga Partia Përparimtare është edhe
Milovan Drecun, gazetar i dikurshëm i RTS, cili në fund të viteve ‘80
dhe 90 është dalluar me “raporte patriotike” për separatizmin në Kosovë,
pohon gazeta Blic.
Gjenerali i pensionuar Stojanoviç në krye
Agjencisë ushtarake të sigurisë ka trashëguar mentorin e tij Aca Tomiç, i
cili ndenji një muaj e gjysmë në burg gjatë aksionit “Sabla”, ndërsa
mbeti në krye të shërbimit githnjë derisa në një intervistë zbuloi sesi
sipunët serbë ishin infiltruar në të gjitha organizatat e Kosovës të
cilat kishin për qëllim “krijimin e Shqipërisë së madhe:”.
“Aspiratat
separatiste të shqiptarëve dhe muslimanëve në Sanxhak deri më sot kanë
mbetur një nga preokupimet kryesore publike të gjeneralit Stojanoviq.
Gjatë
debatit në parlament më 26 korrik me rastin e debatit për ekspozenë e
mandatarit, Stojanoviq dënoi aksionin “Sabla” dhe “ndryshimet e 5
tetorit”,duke thënë se “për të gjitha të këqijat në këtë vend fajtore
janë ndryshimet e 5 tetorit dhe ata që kanë ardhur mbi dallgët e
ndryshimeve të 5 tetorit”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.