Rreziku nga infektimi/ 18 mjekë në Fier dyshohen për koronavirus, futen në izolim

61 vjeçarja nga fieri e infektuar me Covid 19 ka ardhur nga Italia në 6 mars. Ditën e enjte ajo është shtruar në spitalin e Fierit dhe kurohej për pneumoni. Ajo ka një dyqan ushqimor. Ndërkohë në spitalin e Fierit janë vetëkarantinuar 18 mjekë dhe infermierë që i kanë shërbyer 61 vjeçares së infektuar.
Burimet nga Spitali bëjnë të dirt se janë marrë tamponet për mjekët që I kanë shërbyer gjatë ditëve të qëndrimit në Spitalin e Fierit. Ende nuk ka një përgjigje, por ata kanë vendosur të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Ndërsa 66 vjeçari nga Lushnja që ka dalë pozitiv pas analizave të kryera ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në Sanatorium. Sipas informacioneve 66 vjeçari vuante nga sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmoneve. Pas daljes pozitive të këtij rasti Drejtoria e Shëndetit publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66 vjeçarit.
Për mjekët është me rrezik çdo rast me të infektuar, e sidomos për ato raste që përblen fillimisht në Spitaet rajonale.
Një ditë më parë një rast me mjekët e Beratit që i kishin shkuar në banesë një të moshuare të kthyer nga Italia dyshohet se janë infektuar dhe ata të gjithë janë future në vetëkarantimin.
Përsa i përket infektimit të 66 vjeçarit nga Lushnja mendohet se ka qenë baxhanaku i tij, i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Italia. Ky i fundit është vetkarantinuar por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Covid 19.