Rama u përgjysmon pagën ministrave e deputetëve: Ja kush përfiton ndihmë nga shteti

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të ardhurat e shtetit duke nisur që nga ky muaj do të bien në pikatë. Rama deklaroi se plani I mbështetjes do të jetë i ndarë në disa faza, ku faza e parë parashikon ndihmën vetëm për më të dobtit
Kreu i qeverisë njoftoi se deri ën fund të luftës me koronavirusin, deputetët dhe minsitrat do të marrin vetëm gjysmën e pagës..
““Jemi vetëm në këtë luftë. Askush që nuk flet shqip dhe nuk qan shqip . Nuk kemi asnjë derë tjetër ku të trokasim. Secili prej nesh në shtëpinë tonë të përbashkët. Pyesin se çdo bëhet me pagat? Me sipërmarrësit? Po jeta në çadër? Po ata të moshuar? Trump e bëri nxori milion, Merkeli, Jonson dhe Macron hapën thesin. Por pyetja ime është deri kur do të vazhdojë kjo luftë? Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit.:” tha Rama. Ne do të financojmë mbijetesën e atyre që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë në punë se është mbyllur ndërmarrja, të atyre që kanë një biznes të vogël dhe rrezikon të mbyllet. Të tjetër të mos presin asgjë. Nëse situate do përkeqësohet, duhet të kontribuojnë. Fillimisht do të prekim pagat e ministrave dhe deputetëve, të cilët në deri në fund të kësaj luftë do të marrin vetëm gjysmën e saj”, tha Rama.