Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryeministri i përgjigjet shoqërisë civile: Nuk keni rrugë tjetër

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj shoqërisë civile që shfaqi qëndrim kundër në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria, ku ashpërsohen masat ndëshkimore për të gjithë ata që shkelin rregullat e vetizolimit.
“Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithçka!
Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.”, shkroi Rama në Twitter.