Pa izolim, 1 person infekton 406 të tjerë për 30 ditë. Por nëse izolohemi 30 ditë, çfarë do ndodhë 30 ditët e tjera?

Ndërkohë që shqiptarët janë duke hyrë në javën e tretë të karantinës, nuk janë të paktë qytetarët që po tregojnë shenja padurimi.

Dalja shëtitje, biseda me miqtë dhe dalja në restorant janë veprime që disave u vinin shumë natyrshëm. Por të dhënat e studiuesve britanikë tregojnë se sa rëndësi kanë veprimet tona dhe sa ndryshim mund të bëjnë ato në një kohë pandemie.

Sipas ekspertëve britanikë, nëse qytetarët nuk do të izoloheshin, një person i infektuar mund të çojë në infektimin e 406 personave të tjerë brenda 30 ditësh. Ndërkohë, falë distancimit shoqëror, një person i infektuar mund ta përhapë virusin tek maksimumi 25 persona të tjerë./Si

Back to top button
LAJMET E FUNDIT