Transferohen 1000 dosje nga Krimet e Rënda, 100 i kalojnë SPAK

Mbi 1000 procedime penale, të cilat janë duke u ndjekur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që brenda datës 19 dhjetor të transferohen në rrethe ndërsa një numër më i vogël, afërsisht 100 t’i kalojnë SPAK.

Prej fillim javës, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur inventarizimin e dosjeve dhe dorëzimin e tyre në sekretari me vendime mos kompetence, transferime në rrethe si dhe kalimi për kompetencë të SPAK.

Mënyra e dorëzimit të dosjeve pranë SPAK, Prokurorisë e cila pritet të funksionojë në të njëjtën godinë në të cilën aktualisht janë Krimet, mësohet se do të bëhet pas një udhëzimi që do të nxjerrë kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT