“Ne mund dhe do ta ndalojmë koronavirusin”, Basha thirrje qytetarëve: Zbatoni pikë për pikë udhëzimet e policisë për distancimin social

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një komunikimi drejtpërdrejtë nga selia blu,i ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë pikë për pikë udhëzimet e policisë për distancimin social

“Kjo javë nis me një rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirus dhe për fat të keq edhe të numrit të viktimave.

Ju ofroj ngushëllimet e mija të gjithë familjëve të viktimave dhe ju uroj nga zemra të gjithë atyre që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë.

Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetë-izolimit.

Duhet të zbatoni pikë për pikë udhëzimet e policisë për distancimin social”, është shprehur Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT