Daçiç i “qahet” Francës. Jemi vetëm, do të fundosemi

“Oferta e Prishtinës gjatë bisedimeve të kaluara është nënçmuese, e papranueshme dhe e pazbatueshme në terren”, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiç në një intervistë për gazetën franceze“Le Monde”, duke sqaruar se serbëve në veri iu ofrohet një bashkësi protokollare pa kurrfarë kompetencash as në arsim, as në shëndetësi e të mos flasim për polici dhe gjyqësi.

“Situata është pothuajse qesharake. Nuk na ofrojnë asgjë. Si ta pranojmë dhe nënshkruajmë kapitullimin?”,- ka thënë Daçiç, transmeton “Telegrafi”.

Ai ka përkujtuar se bashkësia ndërkombëtare më herët ka thënë se nuk ka kurrfarë ndarje të Kosovës dhe se maksimumi që mund t’iu ofrohet serbëve është një autonomi për veriun.

Duke folur për problemet që i kanë ndjekur gjatë bisedimeve në Bruksel, Daçiç ka thënë se Beogradi fillimisht kishte kërkuar që komandanti rajonal i policisë të emërohet me propozimin e bashkësisë serbe dhe që ai të jetë kompetent për katër komunat në veri.

“Prishtina nuk e pranoi këtë. Kushti i tyre ishte që në rajonin e veriut të përfshihet edhe jugu i Mitrovicës, që do të thoshte se përbërja etnike e policisë do të ishte 65 me 35 për qind në favor të shqiptarëve”,- tha ai.

Ai tha se Prishtina nuk ka dashur as të dëgjojë për kërkesat e tjera, që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe mos praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.

“Bashkësisë sonë nuk i ofrohet kurrfarë pushteti…”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, qëllimi i bisedimeve është që serbët të pranojnë gjithçka që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Në qoftë se është ashtu, pse atëherë na kanë ftuar në bisedime”,- tha Daçiç, duke potencuar se Serbia gjendet në situatë tepër të rëndë, sepse atë që i është ofruar nuk mund ta pranojë, as nuk mund ta refuzojë, sepse është e kushtëzuar drejtpërdrejt me integrimin e saj evropian.

“I kam thënë kryeministrit francez se në po jetojmë në baltë dhe nëse bëjmë lëvizjen më të vogël do të fundosemi në të. Askush nuk ka na ka zgjatur dorën e përkrahjes. Nuk kemi përkrahje siç e ka Thaçi, i cili jo vetëm që ka pas vetes SHBA-në por edhe BE-në. Ne jemi të vetëm”, ka thënë Daçiç.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT