VIDEO/ “Lëre mo lëre”, momenti kur Bardhi hedh Kushtetutën drejt Ramës!

Ashtu siç nuk ishte parashikuar, seanca e sotme, 18 shtator, zgjati vetëm 26 minuta aspak të qeta.

Kryeministri Edi Rama nuk e mbajti të plotë fjalën e tij mbi programin e qeverisjes, ndërsa përbërja e Këshillit të Ministrave u votua teksa në sallë opozita kishte shpërthyer në akuza dhe madje duke hedhur objekte në drejtim të kundërshtarëve politikë.

Në një moment, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjuajti rregulloren dhe librin e Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Rama.

“Lëre mo lëre”, dëgjohet t’i thotë Rama punonjësve të Gardës.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2025/09/videoplayback-1.mp4?_=1

Back to top button
LAJMET E FUNDIT