Meta quan Ramën ish-kryeministër: E respektoj si basketbollist, në politikë bën shumë faulla

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen.

Në reagimin e tij të shkurtër, përveçse e cilëson Ramën si ish-basketbollist e quan edhe ish-kryeministër.

”Unë i respektoj patjetër, edhe ish-kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq në politikë po bën edhe më shumë faulle se sa në basketboll .”- tha Meta.

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT