Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa i ka befasuar të gjithë në seancën e djeshme parlamentare. Në foltore, ai doli për të dhënë një mesazh sensibilizues në mbrojtje ë femrave dhe me rastin e 8 marsit, por ajo që doli nga goja e tij i la të gjithë me gojë hapur.

Papa ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjatë fjalimit, deputeti u bë nostalgjik, e kur fliste me kavalierizmine tij me me gjininë femërore, rikujtoi ato moment, kur i respektonte, edhe me të pinin më shumë uiski se sa ujë. Por kur kishte para.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar.

Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, tha ai në kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT