Mesazhet e Albin Kurtit për ushtri të fortë/ A rrezikohet Kosova nga një luftë?

Gjatë fjalimit të tij në parakalimin e Forcës së Sigururisë së Kosovës, në kuadër edhe të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli gjerë e gjatë për ushtrinë e Kosovës.

Në notat e artikulimit publik të tij vihej re njëfarë shqetësimi për rrezikun që siç thoshte Kurti i kanoset Kosovës në këto kohë. Kurti thoshte ndër të tjera se është e qartë që Kosova sot kërcënohet nga rreziqe, aq më tepeër kur kemi në kufi një shtet që nuk na do e nuk na njeh si shtet ekzistencial.

Ndaj edhe sipas Kurtit Kosovës i duhet në mënyrë urgjente një ushtri e fortë e me strandarte ndërkombëtare, sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë rreziku mund të na kanoset. Kjo në fakt nënkuptonte në gjithë kohën rrezikun e Serbisë, por jo vetëm.

Kurti përmendnte gjithashtu edhe aleatët e shtetit serb, për të cilët tha se po e ndihmojnë duke i dhuruar armatime ushtrisë serbe. Por jo vetëm forcimi i ushtrisë e ndihmon Kosovën nga evitimi i rrezikut të shtetit fqinj, por është shumë e rëndësishme antarësimi në strukturën e Atlantikut të Veriut, në NATO.

Kush mendon që luftërat ushtarake i përkasin të shkuarës e ka shumë gabim tha Albin Kurti, ndaj ne nuk duhet të gënjehemi nga kjo ide.

Pra i gjithë fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përpara FSK-së përqenedrohej tek nevoja e forcimit të ushtrisë pasi ai i referohej rrezikut të mundshëm ushtarak nga Serbia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT