Masa drastike/ Heqje patentash për shoferë të pabindur dhe heqje licensash për abuzuesit me ilaçet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se do të ashpërsohen ndëshkimet për ata që nuk iu binden masave të marra nga qeveria për situatën e koronavirusit. Rama ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të mos shkelin ‘shtet rrethimin’, pasi në të kundërtën do t’u hiqet patenta dhe nuk do të lejohen që të rinisin kursin për disa vite.

Kreu i qeverisë lëshoi edhe një paralajmërimin për të gjitha ata që mund të abuzojnë me çmimet e ushqimeve dhe barnave, në të kundërt do të humbasin licensën.

“Kush do të kapet në qarkullim në thyerje të rregullores munda ta humbasë patentën përfundimisht dhe do të ndalohet për disa vjet në kurs për ta marrë. Kush do të luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve e të barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën për të tregtuar ushqime dhe barna dhe me radhë. Ka një sërë sanksionesh të reja që po përgatiten për përballuar dezertorësh që shkelin masat, do të ketë sankisone.

Le t’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit ku marrim pjesë të veçuar si kurrë më parë, por të bahskuar si kurrë më parë. Lani duart,  hapni dritaret, merruni me fëmijët kujdesuni për të moshuarit, armatosuni deri në dhëmbë vetëm me durim dhe vetëm durim”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT