Lajm i mirë në kohë të errëta/ Çelen negociatat për Shqipërinë, mesazhi i ministrit gjerman

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin OK e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave  Këshilli i ministrave të BE-së për çështjet evropiane pritet të japë sot Po-në për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim:

“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.

Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada.

Ja postimi i Roth:

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT