Kurti kërkon shembjen e barrierave tregtare Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar sot shembjen e të gjitha barrierave tregtare mes Kosovës me Shqipërinë, duke u shprehur se marrëdhënia midis dy vendeve cënoet nga anomali të shumta.

Ai tha se barrierat me Shqipërinë nuk janë vetëm dallimet në dialekt, por edhe ato tregtare dhe politike.

“Ekonomia dhe drejtësia, puna dhe mirëqenia do të jenë temat tona. Me Shqipërinë do të donim të kishim më shumë bashkëveprim. Ka anomali të shumta në marrëdhëniet tona. Me Maqedoninë e Veriut, po ashtu kemi pengesa”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti kërkon forcimin e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë si kryeministër, Kurti kërkoi krijimin e Shengenit Shqiptar, i cili sipas tij nënkupton lëvizjen e mallrave dhe njerëzve mes Kosovës dhe Shqipërisë pa asnjë barrier.

Albin Kurti, kritik i bashkëpunimit të deritanishëm mes shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit, ka kërkuat që mes Tiranës dhe Prishtinës të ketë një fillim të ri të fuqishëm bashkëpunimi.

“Çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet. Do të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen dhe të shtohen në marrëveshje të tjera. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin”, u shpreh ai.

Kurti foli edhe për reciprocitetin me Serbinë, duke thënë se Kosova duhet të sillet si shtet i pavarur, ashtu siç ka shpallur pavarësinë.

“Reciprociteti është vlerë barazie, pasi të jetë masë kundërvënie. Ne duhet të ndihmojmë biznesin vendës në mënyrë që të rritët punësimi dhe zhvillimi”, tha Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT