Ndodh për herë të parë/ Rama falenderon publikisht Ilir Metën, ja arsyeja e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Rama në një lidhje direkte me Neës 24, u shpreh se Meta ka mbajtur një pozicion shumë për t’u respektuar dhe ka qenë shumë konstruktiv.
“Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme, e po të ktheheshim nuk do i ndryshimin asgjë pozicioneve tona. Pozicioni i Presidentit në këtë situatë nuk le asgjë për të dëshutuar, ka qenë në rolin e tij dhe me një përmasë përgjegjshmëri dhe është për t’u respektuar plotësisht.
“Mos të merremi se çfarë iku, por me çfarë kemi sot, e të shohim çfarë vjen. Nuk po luftojmë për vota, por po luftojnë për jetën e njerëzve. Po të shohim nëpër botë, të gjitha opozitat që kanë vijuar këngën e vjetër kanë humbur pikë, por ato që janë bërë njësh me qeverinë janë bërë njesh me opozitë.
Presidenti që ishte bërë më para njësh me opozitën, tani është bërë njësh me popullin. Po bën gjënë e duhur dhe respekt për këtë që po bën, unë nuk e kam problem asnjë herë të them atë që mendoj”, tha Rama.