Konferenca me ambasadorët e BE dhe SHBA/ Reagon Presidenca: Kryemaskaradë, pafytyrësia ka arritur majat

Presidenca ka reaguar për konferencën “Sfida e Prokurorisë së Përgjiithshme” duke shprehur zhgënjimin se pjesë e saj ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila “akuzohet për 4 vepra penale’
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, kujtoi se tallja me reformën në drejtësi nga qeveria Rama, bëri që në protestën e djeshme dolën me mijëra shqiptarë.
“Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!’, ishte mesazhi i tij në Facebook.