Plas SKANDALI në Itali! Nisin hetimet për avokaten që ndihmonte mafian shqiptare

Autoritetet italianë kanë nisur hetimet për një avokate të njohur, pasi dyshohet se ka pasur lidhje me një organizatë kriminale e cila udhëhiqej nga shqiptarët.

Sipas asaj që mediat në Itali raportojnë mësohet se Daniela Paccoi dyshohet të ketë vepruar si ndërmjetëse mes drejtuesve të organizatës dhe një klienti të saj të arrestuar në janar të vitit të kaluar me 65 kilogramë kokainë.

Nga hetimet e bëra nga Prokuroria e Peruxhias, ka rezultuar se Pacooi jo vetëm që ka përcjellë mesazhe nga Shqipëria drejt të arrestuarit në burg, por edhe është angazhuar për të shmangur zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij. Dyshohet se ajo ka organizuar edhe një skenar të rremë bashkëpunimi me drejtësinë, duke inskenuar zbulimin e një sasie droge të kontrabanduar përtej Adriatikut.

Çështja po hetohet nga zëvendësprokurori Gennaro Iannarone dhe përfshin edhe dy persona të tjerë, mes tyre Matteo Coresi, vëllai i Gianpaolo Coresi, ky i fundit klient i avokates dhe i arrestuar me drogë të fshehur në automjet dhe në ambientet e biznesit të tij.

Hetuesit italianë, përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, kanë zbuluar se organizata shqiptare i siguronte avokates pagesa dhe udhëzime, duke synuar të garantonte heshtjen e të arrestuarit dhe një trajtim më të lehtë nga drejtësia. Në kuadër të kësaj skeme, dyshohet se u organizua edhe fshehja e një sasie tjetër droge në një pronë familjare, për të simuluar bashkëpunimin me autoritetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT