Ju mbaron afati i qëndrimit? Rama sqaron shqiptarët në Greqi: Qendroni pa levizur, nuk do penalizoheni

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët, që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se qeveria greke nuk do t’i penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.
Më tej, Rama i bën thirrje të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur familjen.
‘Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit!
Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja’, shkruan Rama.