Foto/ Stadiumi “Qemal Stafa” drejt transformimit. Ja deri ku kanë arritur punimet
Në qershor të vitit 2016 ka nisur ndërtimi për stadiumin e Qemal Stafa.
Me fillimin e punimeve u premtua nga kryeministri Edi Rama se stadiumi do të jetë gati në fillim të vitit 2018.
Por, nga situata në terren, shihet se ende ka shumë punë për të bërë.
Në fotot e shkrepura nga CNA.al vërehet se po punohet për ndërtimin e shkallëve, ku do të qëndrojnë tifozë.
Kompleksi i ri do të jetë me një sipërfaqe prej 43.000 metra katrore (duke përfshirë 25.000 metra katror me funksione të dedikuara për stadiumin, 10.000 metra katror për zyra dhe 8.000 metra katror komercialë), është parashikuar si një strukturë e integruar.
Stadiumi i ri do të zëvendësojë stadiumin “Qemal Stafa”, të ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe të rinovuar më vonë në 1974.
Stadiumi është i vendosur në një zonë historike të qytetit të Tiranës, pak kilometra nga qendra, në një nga zonat më interesante të kryeqytetit shqiptar./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!