Ilir Meta betohet në flamur: Reflektoni, ose dekretin tjetër do ta firmos brenda parlamentit

Presidenti Ilir Meta, është betuar në flamurin kuqezi, se nëse nuk ka reflektim nga qeveria dhe ndërkombëtarët, do të firmosë brenda ambienteve të Kuvendit, shpërndarjen e parlamentit.
“Ju betohem në këtë flamur, ta dinë ndërkombëtarët dhe puçistet se nëse nuk reflektohet pas këtij dekreti që firmosa, dekretin tjetër (shpërndarjen e parlamentit), do ta firmos në mes të parlamentit”, tha presidenti.
Dekreti i parë të cilin firmos Presidenti Meta sot është ai kundër projektligjit për betimin e gjyqtarëve kushtetues.
Meta tha se ka të parën Shqipërinë dhe të dytën Amerikën.
“Në Shqipëri ka shumë politikanë, prindërit e të cilëve kishin të parën Jugosllavinë, pastaj kishin BS. pastaj Kinën, sot thonë se duan Amerikën por duan të na kthejnë në Korenë e Veriut. janë pasardhësit…ju lutem se po na ndjekin gjithë shqiptarët e Amerikës. janë pasardhësit e atyre që kur populli i Rumanisë ndëshkoi diktatorin. Unë nuk kam të parën Amerikën. Të parën kam dhe do kem Shqipërinë. Amerikën e kam të dytën dhe jam gati të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë flamur e mora pa regji sepse kanë ardhur me dhjetëra shqiptarë nga Amerika që kanë lënë punët e tyre. këtë flamur e ngrita për kongresmenin Engel dhe të gjithë ata që e kanë mbrojtur çështjen shqiptare”, deklaroi Meta.