A rrezikohen incidente nga “Agimi i Artë”? Policia blindon Bularatin
Ekstremistë grek të “Agimit të Artë” pritet të jenë pjesë e ceremonisë mortore të Konstandinos Kacifas që do të zhvillohet paraditen e se martës në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Ceremonia në fakt është shtyre pasi fillimisht ishte programuar pasditen e së hënës, por familjaret e Kacifas kane kërkuar avokat dhe hetime shtesë dhe ekspertizë lidhur me mënyrën sesi është vrarë ekstremisti grek.
Mediat fqinje bëjnë të ditur se pjesëtarë të anëtarë dhe drejtues të “Agimit të Artë” kanë ndërmend të udhëtojnë drejt zonës së Dropullit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 35-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA pasi Kacifas qëlloi në disa raste drejt tyre, por më herët edhe ndaj patrullës së policisë në këtë zonë dhe forcave “Shqiponja”.
Konstandinos Kacifas mesa duket ka qenë pjesë e forcës politike ekstremiste greke dhe kjo duket edhe nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga vetë viktima.
Disa orë pas vrasjes së tij, “Agimi i Artë” u mblodh para ambasadës shqiptare ne Athinë duke protestuar për vrasjen e atij që e konsideruan birin e tyre. Ata nuk i kursyen thirrjet raciste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Pas informacioneve për pjesmarrjen e ekstremisteve të “Agimit të Artë” në varrimin e Kacifas, policia kufitare shqiptarë ka përforcuar masat e kontrollit për hyrjet ne vend ndërkohë që pritet që edhe ceremonia mortore në Bularat të monitororet për të shmangur incidente të mundshme./ZgjohuShqiptar.info