Fshehu PASURINË më shumë se një herë, SPAK përfundon hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ja çfarë u konstatua (AKUZA)

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Mësohet se ai është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Kujtojmë që gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.

Ish-kryeprokurori prej rreth dy vitesh është shpallur non-grata nga SHBA. DASH i ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kryeprokurorit, ndërsa nuk ka bërë me dije të dhëna të tjera lidhur me këtë vendim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT