I pari shqiptar në Këshillin Bashkiak të New York betohet para flamurit me hartë të “Shqipërisë Etnike”

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit, këtë herë si pjesëmarrëse në pushtetin vendor.Një i tillë është dhe ngjitja e shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, i cili u betua para flamurit shqiptar dhe flamurit që mbante hartën e “Shqipërisë Etnike”.Në ceremoninë e tij të betimit do të merrte pjesë edhe ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber, e cila e cilësoi si një ditë krenarie për diasporën./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT