Parlamentarja zvicerane shokon FIFA-në për Xhakën e Shaqirin, ja si e mbron shqiponjën shqiptare

Hetimet e nisura nga FIFA për festimin e golave nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në mbarë botën.E fundit që ka reaguar është parlamentarja nga CVP Ruth Humbel.Ajo në faqen e saj në facebook, ka shkruar se çdo person ka historinë e tij dhe të drejtën për origjinën e tij.“Sporti është gjithmonë edhe politikë. Prandaj, nuk do të ishte vetëm një goditje çekani, por një skandal i vërtetë, nëse veprimi në FIFA, kinse për të treguar moral, ti perjashtoj dy lojtarë të merituar, për shkak se ata nuk janë në linjë me shijen e FIFA-s. Çdo person ka historinë e tij dhe të drejtën për origjinën e tij. Gjithashtu yjet e futbollit në në momentet e shënimit të golave mund të jenë jashtëzakonisht emocional”, ka shkruar parlamentarja nga CVP Ruth Humbel./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT