Salvini telefonon Ramën: Do vij në Tiranë, nuk e harrojmë bujarinë tuaj. Faleminderit qeverisë dhe popullit shqiptar

Për t’u ardhur në ndihmë mjekëve në Itali Shqipëria vendoi të dërgojë 30 mjekë në Bergamo, aty ku është edhe zona më e goditur nga koronavirusi.

Pas këtij vendimi të Shqipërisë ka reaguar edhe ish zv/kryeministri italian, Mateo Salvini.

Kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm edhe ish zv/kryeministri italian Matteo Salvini  ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit në vendin fqinj.

Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia nuk do ta harrojë.

Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë” tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT